MAKEUP PERMANENT

VETULLA - MAKEUP PERMANENT

Mikropigmentimi, i referuar gjithashtu si make-up gjysëm i përhershëm ose pigmentim dermal, është një proces përmes të cilit implantohen pigmente tërësisht natyrale inorganike poshtë epidermës shtresa e sipërme e lëkurës), në shtresën dermale (shtresa e dytë e lëkurës), nëpërmjet futjes me gjilpërë të pigmentit.

Kjo teknikë zhvillohet në mënyrë medicinale dhe është I përkohshëm (me afate të gjata). Teknikë e cila kursen kohën, pa shpenzime duke ndihmuar në rutinën e përditëshme të secilit. Duhet aplikuar nga nje mjek specialist, infermier ose teknik I specializuar për këtë punë. Shumica e njerëzve i referohen mikropigmentimit si tatuazh kozmetik.

Procesi është i ngjashëm me tatuazhin pasi pigmenti futet në lëkurë, por rezultati estetik mund të jetë krejt i ndryshëm.

Mikropigmentimi nuk mund të bëhet me pigmente tatuazhi me bazë metali, do të rezultonte në toksicitet, migrim të pigmenteve midis shtresave të lëkurës, duke lënë pika të errët. Makinat e tatuazheve nuk janë të përshtatshme për të bërë punë delikate për make-up të përhershëm: makinat / gjilpërat për tatuazhe arrijnë një shtresë më të thellë të lëkurës që rezulton me rezultate të ndryshimit të ngjyrës.
Teknikat që ne aplikojmë janë Digital, Micro-stroking and Soft Tap.

BUZËT - MAKEUP PERMANENT

Mikropigmentimii i buzëve është një term që nënkupton një tatuazh që mbush sipërfaqen e buzës apo thjesht vetëm konturin e saj. (Kjo varet nga klienti.) Mirkopigmentimi i buzeës është shumë larg konceptit të kirurgjisë plastike.

Pra, nuk është operacion, dhe as tattoo. Edhe pse ngjan me tattoo, ajo përdor teknika të ndryshme, dhe bojra të ndryshme. Tattoo aplikohet në shtresa më të thella të lëkurës. Kjo metodë përdoret për t'i bërë buzët të duken më të plota, duke i dhënë formë konturit por dhe duke e bërë atë të duket dimensionale.

Për të bërë këtë teknologji në buëzt tuaja nuk duhet të kesh asnje kriter, pra nuk është e thënë që ka një kategori buzësh të cilat bëhët. Çdo lloj buze, me apo pa formë, e hollë apo e trashë, është i aplikueshëm mirkopigmentimi. Pra është e aplikueshme nga çdo lloj moshe (+18 sigurisht).

Boja që përdoret nuk është e dëmshme, dhe qëndron në buzë për një kohë shumë të gjatë. Ngjyra që aplikohet zgjidhen sipas ngjyrës natyrale të buzës, është e qëndrueshme edhe në ujë (dush, pishina, det, shi). Nuk ndikohet nga kushtet natyrore, apo gjëra të tjera. Pra është si të kishe një tattoo.

PENELI SYVE - MAKEUP PERMANENT

Ashtu si mikropigmentimi i vetullave, i buzëve edhe mikropigmentimi i eyeliner ndryshe njihet si permanent make-up.

Njësoj si teknikat e lart përmëndura, edhe kjo është delikate dhe kërkon kujdesin e duhur dhe trajtimin e duhur si nga ana e specialistit ashtu dhe nga ana e klientit. Për të gjitha femrat që e kanë të vështirë bërjen e penelit, apo që harxhojnë shumë kohë dhe përsëri nuk arrijnë rezultatin brilant që secila kërkon, kjo metodë është shumë e vlefshme dhe 'zgjidhëse' për çdo ditë të vitit.

Kurseni kohën, dhe shkëlqeni. Për më shumë mund të na kontaktoni dhe të lini një konsultë pranë ambjenteve tona!