KUSH JEMI NE

Themeluar në vitin 2010 nga Olsi Sejdi. U quajt “Olsi Clinic Tattoo”, sepse erdhi si një risi në fushën e tatuazheve. Ndryshe nga çfarë njihej kjo fushë në jetën e përditëshme, si një profesion për një grup të caktuar të shoqërisë, sot, pas një pune kolosale, arritëm të ndryshojmë mentalitetin dhe ta quajmë art, siç e mertion si profesion.

Një grup i kualifikuar artistësh të udhëhequr nga Olsi Sejdi dhe Olker Sejdi, e nisën këtë klinikë si revolucion të artit të tatuazhit, të cilin mund ta quajmë një histori suksesi. Gjithçka nisi me një gjilpërë, sot i ndërkombëtarizuar në fushën e Tattoo-s. Ishte viti 2010 kur për Olsin nisi gjithçka. Edhe pse për të dukej e vështirë dhe e pamundur, ishte talenti i tij që i hapi rrugë dhe tashmë është ndër artistët me famë botërore.
Olsi Sejdi, i cili ka bërë një revolucion në fushën e tatuazheve, njëkohësisht është edhe president i Shoqatës së Tatutorve, “Albanina Tattoist Association”, duke pasur ekskluzivitetin që ai ka realizuar në Shqipëri: 5 evente “Miss & Mister Tatto Albania” si dhe eventin më të madh në fushën e tattoo-s, “Balkan Convention Tattoo Show”, i cili ndërthuri kulturat e të gjitha vëndeve të mbarë botës. Olsi Sejdi dhe Olker Sejdi, dy vëllezër që ndryshe i njohin si Olsi Tattoo, fitues të disa çmimeve të para ndërkombëtare së bashku me stafin e tyre ne Itali, Francë, Gjermani etj.

Profesionalizimi dhe pasioni i tij tashmë i ka kaluar kufijtë, pasi në këto evente të mëdha nëpër botë, Olsi merr pjesë jo më si konkurrent, por si anëtar jurie. Ai është anëtar i Convetion-ve madhështore që realizohen çdo vit në: Francë, Belgjikë, Itali, Kinë, Greqi, Holandë, Gjermani, Maqedoni etj.

Viti 2010, për vëllezërit ishte një tjetër triumf, pasi arritën të hapnin tre studiot e tyre të tattoo-ve në Tiranë, Gjermani dhe në Francë, nën sloganin e “Olsi Clinic Tattoo”: “Aty ku arti i trupit tejkalon kufirin e artit të letrës”.

KOMUNIKOJMË SË BASHKU

Orari

E Hene- E Diel
10:00 Am - 21:00 Pm

Kontakt

Telefon: (+355) 68 200 4339

Follow